Kapet mashtruesi, i mori nga 2 mln lekë 100 vetëve për punë në Rusi

Kronikë e zezë

Kapet mashtruesi, i mori nga 2 mln lekë 100 vetëve për punë në Rusi

Më: 18 prill 2015 Në ora: 16:07

Një grup mashtruesish të cilët mashtronin qytetarët se do tu siguronin viza dhe vend pune në Rusi është zbuluar nga Seksioni për Krimin Ekonomik.
Policia arrestoi sot Hazbi Lushin, një nga personat e dyshuar si drejtues të kësaj skeme mashtrimi dhe shpalli në kërkim edhe dy të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë të tij.

Denoncimi është bërë në muajin dhjetor të vitit të kaluar, kur rreth 6 persona denoncuan në polici të akuzuarin Lushi. Ai iu kishte premtuar punësim të mashtruarve gjatë lojërave olimpike të Soch-it, por pasi iu ka marrë paratë një pjesë e tyre nuk kanë shkuar kurrë në Rusi.

Sipas policisë dyshohet se grupi ka mashtruar mbi 100 persona një pjesë e të cilëve janë dërguar në Rusi, por nuk kanë punuar asnjë ditë atje.

Një pjesë e tyre ende nuk kanë mundur të kthehen për shkak të vështirësive financiare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat