Hajduti shqiptar kapet në Itali teksa do vidhte një banesë

Kronikë e zezë

Hajduti shqiptar kapet në Itali teksa do vidhte një banesë

Më: 18 prill 2015 Në ora: 11:02

Nën akuzën e vjedhjes, një 30 vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Itali. Shqiptari me inicialet G.R., është kapur në mesnatë teksa zvarritej në mure për të hyrë brenda një banese për ta grabitur, ndërkohë që bashkëpunëtori i tij mundi të largohej pa lënë gjurmë.

Ata kanë pasur synim grabitjen e një banese në Pietra Ligure, ndërsa kishin arritur sipër dritares, gati për tu futur brënda. Policinë e ka njoftuar një fqinj, i cili i ka pikasur ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat