Vrasësi më i vogël i Anglisë

Kronikë e zezë

Vrasësi më i vogël i Anglisë

Më: 17 prill 2015 Në ora: 23:59

Një 13-vjeçar është bërë një nga vrasësit më të rinj në historinë e Britanisë së Madhe, pasi është dënuar me burg për vrasjen e një gruaje.

Një video tronditëse tregon momentin kur Petri Kurti vret 47-vjeçaren Glynis Bensley dhe më pas largohet në një park pranë Smethwick, në perëndim të Midlands.

Kurti (djathtas) u dënua sot me 12 vjet burg, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Zoheb Majid (majtas), me 10 vjet për vjedhje dhe bashkëpunim në krim.

Kamerat e sigurisë tregojnë momentin e sulmit, kur Kurti dhe Zohed hidhen mbi zonjushën Bensley, e cila po ecte në rrugë, e sulmojnë për vdekje dhe e lënë përtokë.

Gjyqtari i çështjes tha se bëhej fjalë për një rast të vështirë, i cili “vinte nga një familje me një mungesë totale të kufijve, apo strukturës, ku asnjëri prej prindërve nuk e kishte kuptuar seriozitetin e sjelljes së djalit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat