Bulqizë, zhduket një 50-vjeçar, dyshohet se është mbytur në lumë

Kronikë e zezë

Bulqizë, zhduket një 50-vjeçar, dyshohet se është mbytur në lumë

Më: 17 prill 2015 Në ora: 21:52

Një 50-vjeçar nga Gjorica e Bulqizës, rezulton i zhdukur prej 4 ditësh. Familjarët e Shaban Likës thonë se e kanë denoncuar zhdukjen e tij në polici, por pretendojnë se kjo e fundit nuk ka nisur kërkimet.

Dyshohet se Lika mund të jetë mbytur në lumin Drini i Zi. Prej kohësh ai vuante nga depresioni. Pranë bregut të lumit janë gjetur këpucët dhe xhaketa e 50-vjeçaritl, duke shtuar dyshimet se ai mund të jetë vetëmbytur. Të afërmit bëjnë me dije se kryetari i Bashkisë së Peshkopisë ka njoftuar autoritet maqedonase. Shteti fqinj bllokoi HECI e Spillesë për rreth një orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat