Policia angleze, mesazh shqiptarëve (Video)

Kronikë e zezë

Policia angleze, mesazh shqiptarëve (Video)

Më: 17 prill 2015 Në ora: 20:55

Policia britanike publikoi sot videon e rrëmbimit të një personi, i dyshuar si shqiptar. Në video duken dy burra të cilët dalin nga një automjet i bardhë, ndërkohë dy të tjerë qëndrojnë brenda dhe rrëmbejnë me forcë shqiptarin.

Policia po vijon me hetimet, ndërkohë deri tani ka arrestuar tre persona, 23, 29 dhe 34 vjeç, të cilët po mbahen në paraburgim. Autoritetet britanike shprehen se i rrëmbyeri dyshohet se është nga Shqipëria, ose Kosova, ndërsa u bën thirrje shqiptarëve ta shohin videon e rrëmbimit dhe ta identifikojnë atë.

Sipas njoftimti për shtyp, policia bën të ditur se të dhëna rrethanore i kanë shtyrë të besojnë se i rrëmbyeri është shqiptar, por fati i tij nuk dihet.

"Deri tani, policia nuk ka pasur mundësi të identifikojë përsonin që është sulmuar, goditur dhe momentalisht po përpiqen ta identifikojnë atë. Nga informatat e mbledhura deri tani, sugjerohet se ky person është shqiptar", thuhet në njoftimin e policisë.

"Kemi nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve për të gjetur personin që është rrëmbyer. Kemi shpallur ngjarjene kapur nga kamerat e sigurisë", tha Kryeinspektori i Policisë, Mark Preson.

Ndërkohë, policia ka intervistuar dy persona nga Shqipëria dhe beson se viktima është shqiptar. Ajo ka bërë thirrje në mendiet shqiptare, që lajmi të publikohet, me shpresë se familjarët e viktimës mund ta identifikojnë atë.

Personat që mund të kenë informacion janë të ftuar ta njoftojnë policinë. Njoftimi mund të bëhet në mënyrë private dhe personi do të mbetet anonim. Çdokush që beson se e njeh personin që shfaqet në video duhet të telefonojnë në numërin 08000555111, ose të dërgojë e-mail në adresën [email protected].

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat