Plagosje me thikë, dy në pranga

Kronikë e zezë

Plagosje me thikë, dy në pranga

Më: 17 prill 2015 Në ora: 20:20

Dy autorët e plagosjeve me thikë në Korçë dhe Shkodër kanë rënë në prangat e policisë.

Policia e Korçës ndaloi shtetasin Saimir Kasapi, i dyshuar për plagosjen me thikë të shtetasit E.Çocka. 26-vjeçari i shpallur më herët në kërkim u arrestua në banesën e tij në fshatin Potgorie. Gjykata e rrethit të Korçës ka caktuar masën "arrest me burg" ndaj tij, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë.

Ndërsa policia e Shkodrës arrestoi sot shteasin Sokol Lloja, pasi ka plagosur me thikë 30-vjeçarin Sokol Becin. I plagosur është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa motivet e plagosjes mbeten të panjohura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat