Gjirokastër, policia gjen një arsenal armësh

Kronikë e zezë

Gjirokastër, policia gjen një arsenal armësh

Më: 17 prill 2015 Në ora: 19:18

Policia e Gjirokastrës ka gjetur një arsenal armësh në qytet. Sipas të dhënave zyrtare në vendin e quajtur “Shtatë Krojet“, uniformat blu sekuestruan 5 arka me 7.200 copë fishekë, model-56, 1 arkë me 880 copë fishekë ,model-53 dhe 3 arka me 60 copë bomba mësymëse me 60 ndezës.

Ato u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ende nuk dihet se kujt i përkisnin fishekët dhe bombat mësymëse, por po punohet për identifikimin dhe kapjen e ‘pronarit’ të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat