Shijak, 28-vjeçari shkon i plagosur me armë zjarri në spital, policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Shijak, 28-vjeçari shkon i plagosur me armë zjarri në spital, policia nis hetimet

Më: 17 prill 2015 Në ora: 19:07

Paraditen e sotme në spitalin e Shijakut ka shkuar një i ri, i plagosur me armë zjarri. Sipas të dhënave, i plagosuri është identifikuar si shtetasi J.V., 28 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth.

Gjendja shëndetësore e tij paraqitet serioze, e për pasojë ai vijon që të mbahet nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes apo identifikimi i personit që ka kryer plagosjen. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat