​Zhduket, 22 vjeçari Zija Nuka

Kronikë e zezë

​Zhduket, 22 vjeçari Zija Nuka

Më: 17 prill 2015 Në ora: 12:44

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti egjiptian Veton Berisha, ka dërguar një komunikatë për media nëpërmes të cilës njofton për një zhdukje të një të riu nga ky komunitet nga komuna e Gjakovës.

“Më lejoni t’iu informoj se që nga data 13 prill 2015, ZIja Nuka pjesëtar i komunitetit egjiptian i moshës 22 vjeçare nga lagja ‘Ali Ibra’ (Kolonia) komuna e Gjakovës është zhdukur pa gjurmë”, thuhet në njoftimin e deputetit Berisha.

Sipas tij, i riu 22 vjeçar është parë së fundi afër qendrës së komuniteteve në të njëjtën lagje.

Sipas tij policia e Kosovës, regjioni i Gjakovës ka filluar me hetimet rreth rastit dhe është në kërkim të riut.

Berisha bën thirrje për të gjithë ata që kanë mundësi të takojnë apo e kanë ndonjë informatë të bashkëpunojnë me policinë në mënyrë që rasti të zbardhet sa më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat