U dhunua për motive banale, ndërron jetën 44-vjeçari

Kronikë e zezë

U dhunua për motive banale, ndërron jetën 44-vjeçari

Më: 17 prill 2015 Në ora: 12:42

Një 44-vjeçar i cili u dhunua dy ditë më parë nga tre persona, ndërroi jetën paraditen e sotme në Spitalin e Korçës.

Shtetasi Arben Meçe nuk mundi t’u shpëtonte dot plagëve të marra në trup dhe në kokë.

Dy ditë më parë Arben Meçe, u dhunua në lokal nga shtetasit me Artur Zeneli, Adriatk Laska dhe Fluturim Karamanllari pas një konflikti për motive banale.

44-vjeçari u godit disa here me rrip dhe mjete të tjera të forta në kokë, ndërsa sipas policisë të katër personat e përfshirë në konflikt kanë qenë të dehur.

Në prangat e policisë kanë rënë Artur Zeneli dhe Adriatik Laska, ndërsa policia ka shpallur në kërkim shtetasin Fluturim Karamanllarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat