Arrestohet 20-vjeçari, grabiti 5 kamionë në traget

Kronikë e zezë

Arrestohet 20-vjeçari, grabiti 5 kamionë në traget

Më: 17 prill 2015 Në ora: 12:41

Një 20-vjeçar nga qyteti i Durrësit është arrestuar nga policia nën akuzon e vjedhjes. I riu është Marjus Jorgo, banues në Durrës, i cili akuzohet për vjedhje në tragetet e linjës Bari-Durrës.

Jorgo ka kryer 5 vjedhje në 5 kamionë të ndryshëm mallrash të imbarkuar në traget. Sipas policisë, ngjarja është regjistruar më 15 shkurt të këtij viti, ndërsa arrestimi ka ardhur në këtë muaj. Dyshohet se Jorgo ka grabitur nga kamionët në fjalë 6 telefona celularë, 500 euro, 26 mijë lekë si edhe katër steka duhani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat