Qëllohet me armë pasi del nga shtëpia në 04:00 të mëngjesit

Kronikë e zezë

Qëllohet me armë pasi del nga shtëpia në 04:00 të mëngjesit

Më: 17 prill 2015 Në ora: 10:20

Një person ka mbetur i plagosur pasi doli nga banesa mëngjesin e sotëm. 29-vjeçari Julian Vlashi u paraqit i plagosur në spitalin e qytetit të Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Katund Sukth, të qytetit bregdetar.

29-vjeçari Julian Vlashi deklaroi për oficerët e policisë se ishte qëlluar me armë ndërsa dilte nga shtëpia e tij në orën 04:00 të mëngjesit të së premtes.

Sipas dëshmisë së tij, i riu nuk ka parë personin apo personat që e qëlluan me armë. Policia e Durrësit nisi hetimet për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat