Aksident me motoçikletë , humb jetën 19-vjeçari

Kronikë e zezë

Aksident me motoçikletë , humb jetën 19-vjeçari

Më: 2 prill 2015 Në ora: 08:56

Si pasojë e një aksidenti të ndodhur në qytetin e Elbasanit ka humbur jetën një 19 vjeçar. Mësohet se viktima është Xhenard Kanaçi, i cili ka qenë duke udhëtuar me një motoçikletë tip Honda pa targë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjyralë në Elbasan, vend ku 19 vjeçari është përplasur për vdekje nga një automjet tip Fiat me targa AA 914 JB. Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit, 34-vjeçarin Dritan Barolli, banues në Tiranë.

Ndërkohë materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat