16 kallëpe eksploziv poshtë sedijes, pranga 28-vjeçarit

Kronikë e zezë

16 kallëpe eksploziv poshtë sedijes, pranga 28-vjeçarit

Më: 1 prill 2015 Në ora: 17:54

Një ri është arrestuar sot në qytetin e Pogradecit pasi u kap me lëndë eksplozive në automjetin e tij.

Selajdin Lamlli 28 vjeç, po tentonte të shiste 16 kallëpe C4 por u kap në flagrancë nga efektivët. Eksplozivi ishte fshehur poshtë sediljes së mjetit “Fiat” me targa AA 469 FA.

Pas kontrollit në sedijen e tij, policia zbuloi se disa nga kallëpet e eksplozivit C4 ishin me fitil ndezës. Eksplozivi u sekuestrua nga policia nën cilësinë e provës materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat