Arrestohen tre (3) persona nën dyshimin se kanë falsifikuar dollarë amerikanë

Kronikë e zezë

Arrestohen tre (3) persona nën dyshimin se kanë falsifikuar dollarë amerikanë

Më: 1 prill 2015 Në ora: 17:04

Prishtinë, 1 prill 2015
Me datën 31 mars 2015, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit dhe Korrupsionit, ka ndërmarrë një operacion policor në rajonin e Ferizajt, konkretisht në fshatin Drajkovc, komuna e Shtërpcës, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre (3) personave, nën dyshimin e bazuar se të dyshuarit kryenin veprën penale ‘falsifikim i parasë’.
Personat e arrestuar në këtë rast janë:


    J. M. lindur me 1983 m/serb/k
    Z. D. lindur me 1978 m/serb/k
    G. D. lindur me 1978 m/serb/k

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 35.000 (tridhjetë e pesë mijë) dollarë amerikanë, të cilët dyshohet të jenë falsifikuar.
Të gjitha veprimet policore janë kryer me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, kurse me vendim të prokurorit kompetent personave të arrestuar u është caktuar masa e paraburgimit për (48) dyzet e tetë orë, njofton Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e PK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat