E tmerrshme: Burri vret gruan, dy foshnjat dhe veten (Video)

Kronikë e zezë

E tmerrshme: Burri vret gruan, dy foshnjat dhe veten (Video)

Më: 1 prill 2015 Në ora: 08:14

Një britanik dhe familja e tij janë gjetur të vdekur në një banesë në Britaninë e Madhe. Katër trupat e pajetë u zbuluan në lagjen Boschetti’s Steps në Gilbraltar.

Kryefamiljari dyshohet të ketë kryer vrasjen familjes së tij dhe më pas vetëvrasje.

Ai është një 31-vjeçar nga Liverpooli, i cili ishte martuar me një 37-vjeçare spanjolle. Të pajetë u gjetën edhe dy vajzat e çiftit, njëra 4 vjeç dhe tjetra 6 javëshe.

Sipas “Daily Mail”, të katër kufomat kishin shenja të sulmit me thikë, ku nënë dhe dy fëmijët ishin therur. Mediat spanjolle thonë që familja ka jetuar në Spanjë dhe se ka arritur në Gilbraltar vetëm disa ditë më parë.

Trupat e pajetë u gjetën mëngjesin e 30 marsit në shtëpinë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat