Nesër vendimi për Arben Frrokun Prokuroria: Burgim të përjetshëm

Kronikë e zezë

Nesër vendimi për Arben Frrokun Prokuroria: Burgim të përjetshëm

Më: 31 mars 2015 Në ora: 22:59

Pas 48 seancave Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të vendosë këtë të mërkurë nëse do të pranojë apo jo kërkesën e prokurorisë për dënim me burg për jetë ndaj Arben Frrokut, nën akuzë për vrasjen e kryepolicist të Kombinatit Dritan Lamaj.

Arben Frroku pritet të jetë vetë i pranishëm në seancë ku pas pretencës së akuzës mbrojtja do të paraqesë pretendimet e saj, ndërsa seanca e kryesuar nga gjykatësi Dritan Hallunaj nis në ora 9.

Biznesmeni Frroku njëherazi vëllai i deputetit Mark Frroku asnjëherë se ka pranuar akuzën, ndërsa për prokurorinë provat, dëshmitë si dhe eksperimenti i kërkuar nga mbrojtja e Arben Frrokut kanë faktuar përfshirjen e të pandehurit në vrasjen e Lamajt shkurtin e 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat