Abdullahu në arrest policor 48 orësh

Kronikë e zezë

Abdullahu në arrest policor 48 orësh

Më: 31 mars 2015 Në ora: 20:19

Ismet Abdullahu kandidat i AAK-së për kryetar të Podujevës edhe 48 orë do të qëndrojë në burg.

Ai sot është përfshirë në një incident me armë afër selisë së AAK-së në Prishtinë.

Sipas Policisë gjithçka kishte ndodhur rreth një parkingu. Policia ka bërë të ditur për Klan Kosova se tre persona janë shoqëruar në polici ku pas marrjes në pyetje, dy nga ta përfshirë edhe Abdullahun do të qëndrojnë në arrest për 48 orë.

Po ashtu policia ka bastisur shtëpitë e të dyshuarve ku edhe janë gjetur armë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat