Grabitja e të moshuarve në Tepelenë, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët

Kronikë e zezë

Grabitja e të moshuarve në Tepelenë, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët

Më: 31 mars 2015 Në ora: 20:05

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim personat e maskuar dhe të armatosur që grabitën një çift të moshuarish në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tepelenë. Ata janë: S. J., 30 vjeç, banues në Durrës; A. J., 37 vjeç, banues në Durrës dhe R. R., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, “me datë 31.03.2015 rreth orës 00:40 është njoftuar salla operative e Komisariatit të Policisë Tepelenë se në lagjen “Demokracia” të qytetit të Tepelenës, në banesën e shtetasit Naim Çiça, 61 vjeç, banues në Tepelenë, tre persona të maskuar dhe të armatosur nën kërcënimin dhe përdorimin e armëve të zjarrit, kanë vjedhur një shumë prej 5.000 euro dhe më pas janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kanë braktisur disa metra larg banesës automjetin e tyre të markës Audi A3, me targa CD 368 PT”.

I dëmtuari dhe bashkëshortja e tij shtetasja A.Ç, 60 vjeç, banuese në Tepelenë, ndodhen në spitalin e Gjirokastrës me dëmtime trupore, jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat