Raportohet për një vrasje në tentativë

Kronikë e zezë

Raportohet për një vrasje në tentativë

Më: 31 mars 2015 Në ora: 18:44

Një sherr në mes dy të rinjve në Ferizaj ka mundur të përfundoj të martën tragjikisht. Sipas policisë i riu 17 vjeçar L.J pas një fjalosjeje ka goditur me thikë G.S, 18 vjeçar duke i shkaktuar këtij të fundit lëndime trupore.

Mësohet se rasti i klasifikuar nga policia si vrasje në tentativë ka ndodhur në rrugën "Besim Rexhepi" në Ferizaj. "I dyshuari viktimën e ka goditur me thikë në shpinë, ndërsa shkas për këtë është bërë një mosmarrëveshje e qastit e cila ka kulmuar me sulm fizik", ka thënë zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi.

Bëhet e ditur se pas dhënies së ndihmës së parë në Urgjencën e Ferizajt, i lënduari është dërguar në QKU të Kosovës në Prishtinë për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin, njësitet përkatëse të Sektorit rajonal të hetimeve kanë arrestuar të dyshuarin dhe me urdhër të prokurorit kujdestar ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit policor për 24 orë./KP

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat