Godet me një vazo babën, arrestohet

Kronikë e zezë

Godet me një vazo babën, arrestohet

Më: 31 mars 2015 Në ora: 18:18

Një persin është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që ka sulmuar fizikisht babën e tij duke e goditur me një vazo në kokë me ç’rast i shkakton lëndime trupore.
Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Kurse në Prishtinë, është arrestuar një person i cili ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila ka lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Po në Prishtinë, është arrestuar e dyshuara femër e cila për shkaqe të panjohura, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull. Ai ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuar ka pranuar tretman mjekësore në repartin e psikiatrisë në QKUK-Prishtinë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt./Kosovapress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat