Ferizaj, theret me thikë 18 vjeçari

Kronikë e zezë

Ferizaj, theret me thikë 18 vjeçari

Më: 31 mars 2015 Në ora: 16:40

Sot rreth orës 11:00 në rrugën “Besim Rexhepi” në Ferizaj, ka ndodhur një rast vrasje në tentativë, me ç’rast lëndime nga therja me thikë ka pësuar G.S.,18 vjeç.
Lëndimi i viktimës ka ndodhur pas sulmit fizik nga i dyshuari, L.J.17 vjeç, i cili viktimën e ka goditur me thikë në shpinë.
Raportohet se i dyshuari dhe viktima kishin pasur fjalosje dhe mosmarrëveshje të çastit.
Pas dhënies së ndihmës së parë në Urgjencën e Ferizajt, i lënduari është dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin, njësitet përkatëse të Sektorit rajonal të hetimeve kanë arrestuar të dyshuarin dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit policor për 24 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat