Abdullahu në arrest policor 48 orësh

Kronikë e zezë

Abdullahu në arrest policor 48 orësh

Më: 31 mars 2015 Në ora: 16:00

(E plotësuar) - Ismet Abdullahu kandidat i AAK-së për kryetar të Podujevës edhe 48 orë do të qëndrojë në burg.

Ai sot është përfshirë në një incident me armë afër selisë së AAK-së në Prishtinë.

Sipas Policisë gjithçka kishte ndodhur rreth një parkingu.

Policia ka bërë të ditur se tre persona janë shoqëruar në polici ku pas marrjes në pyetje, dy nga ta përfshirë edhe Abdullahun do të qëndrojnë në arrest për 48 orë.

Po ashtu policia ka bastisur shtëpitë e të dyshuarve ku edhe janë gjetur armë.

***

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka konfirmuar arrestimin e Ismet Abdullahut dhe dy personave tjerë.
“Tre persona i ka shoqëruar policia deri në tani lidhur për një mosmarrëveshje që ka ndodhur në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Të njëjtit janë duke u intervistuar në stacionin policor”, ka thënë Borovci.

Arrestohet Ismet Abdullahu i AAK-së, shtiu me armë

Ish- kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ismet Abdullahu, para disa çastesh ka shtënë me armë zjarri ndaj disa personave të caktuar, bëjnë të ditur burime të Indeksonline nga vendi i ngjarjes.
Abdullahu është përcjellur për në stacionin policor.
Rasti ka ndodhur afër selisë së partisë së Ramush Haradinaj.
Policia ende nuk ka dhënë detaje. Së shpejti më gjerësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat