E tmerrshme: Djali vret me thikë babanë e tij 82-vjeçar

Kronikë e zezë

E tmerrshme: Djali vret me thikë babanë e tij 82-vjeçar

Më: 31 mars 2015 Në ora: 15:21

Vret me thikë dhe kazmë babanë e tij në banesë, arrestohet 46-vjeçari, Simon Prifti. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Tiranës.

Sipas policisë Simoni pas një sherri të ashpër i ka marrë jetë babait të tij 82-vjeçar, Piro Prifti. Autori i ngjarjes është arrestuar dhe marrë në pyetje nga grupi hetimor.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar një thikë dhe një kazmë, që dyshohet se Simoni e ka përdorur në kryerjen e krimit. Çështja do kalojë për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat