Nusja rreh vjehrrin

Kronikë e zezë

Nusja rreh vjehrrin

Më: 31 mars 2015 Në ora: 13:23

Vjehrri dhunohej në mënyrë sistematike nga nusja e tij. I dhunuari është marrë në mbrojtje nga ana e efektivëve të policisë, pas denoncimit të bërë në Komisariatin numër 6, në zonën e Kombinatit.

Sipas burimeve policore, 59-vjeçarja D.O. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrit të saj, 77-vjeçarit S.O., ndaj të cilit është plotësuar edhe urdhri i mbrojtjes së menjëhershme.

Mësohet se 77-vjeçari është paraqitur pranë uniformave blu për të denoncuar nusen e djalit, e cila sipas të dëmtuarit e keqtrajtonte nga ana psikologjike dhe fizike. I moshuari dëshmoi se ngjarja ishte e përsëritur, transmeton Shekulli.

“Më ka rrahur pa arsye dhe më thoshte se bëja gabime. Më thoshte të mos lëvizja nga vendi kur më thoshte ajo. Më rreh sepse nuk i pëlqen kur lëviz në dhomë, kur bëj pis, kur ha apo kur bëj ndonjë gjë tjetër”, dëshmoi 77-vjeçari.

Lidhur me këtë ngjarje, policia plotësoi dy ditë më parë kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për të moshuarin.

“Dyshohet se nusja e djalit D.O., 59 vjeçe, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vjehrrit të saj, 77- vjeçarit me iniciale S.O”, citohet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat