Aksident në rrugën Shtime – Ferizaj, vdes vozitësi

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Shtime – Ferizaj, vdes vozitësi

Më: 31 mars 2015 Në ora: 13:15

Në orët e hershme të mëngjesit të së martës në rrugën Shtime-Ferizaj në fshatin Lloshkobare një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në trafik.

Sipas raporteve të para të policisë deri te aksidenti ka ardhur kur ngasësi i makinës e ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga automobilistike me ç'rast lëndime vdekjeprurëse ka marr personi që ka qenë në makinë.

"Ngasësi A.S, 24 vjeç , duke mos e përshtatur vozitjen kushteve të rrugës ka humbur kontrollin mbi timonin e automjetit të tipit Golf, me targa lokale, duke dal nga rruga automobilistike dhe duke u rrokullisur disa herë, me ç’rast lëndime të rënda marrin ngasësi i veturës si dhe pasagjeri B.L. 27 vjeç", ka thënë zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi.

Mësohet se mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e pasagjerit B.L , ndërsa vozitësi i lënduar pas ndihmës së marrë në Emergjencën e Ferizajt është transportuar për në QKUK në Prishtinë.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore,ndërsa me rast janë duke u marr hetuesit e njësitit të trafikut rrugor./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat