Dhjetë vjet burg për taksistin që abuzoi seksualisht me dy vajza të reja

Kronikë e zezë

Dhjetë vjet burg për taksistin që abuzoi seksualisht me dy vajza të reja

Më: 31 mars 2015 Në ora: 11:19

David Perry një taksist që ushtroi këtë profesion për një kohë të gjatë, ka sulmuar dy femra seksualisht, në dy raste të ndryshme.

Në një afat prej 16 muajsh, ai ka tentuar të sulmojë të parën, dhe më pastaj sulmoi viktimën e dytë seksualisht, duke e zhveshur përderisa ajo po flinte.

Ai i ka thënë policisë se ka qenë i shqetësuar gjithmonë për atë që mund të bëjë për shkak të nivelit të lartë të hormoneve, për të cilat ai ka kërkuar ndihmë edhe prej doktorëve.

Vajzat njëzetvjeçare raportohet të kenë qenëtë dehura, pas ndejave të ndryshme. Sulmi i parë ka ndodhur në Janar të 2013 dhe i dyti në maj të vitit 2014, transmeton Dailymail.

Policia ka po dyshon dhe është duke hetuar mundësitë që ky person të ketë abuzuar edhe me femra të tjera gjatë punës së tij 25 vjeçare./kp/

Ata apelojnë që nëse ka edhe raste të tjera, të gjithë viktimat të paraqesin këto raste në polici

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat