Kurth pedofilit që shkoi të takojë një 14-vjeçare të njohur në chat (Video)

Kronikë e zezë

Kurth pedofilit që shkoi të takojë një 14-vjeçare të njohur në chat (Video)

Më: 30 mars 2015 Në ora: 18:08

Një video, ku një burrë 57-vjeçar tenton të takojë një 14-vjeçare, pasi ishin njohur më parë në chat, është ndaluar papritur nga “gjuetarët e pedofilëve”, të cilët filmuan për ta postuar pastaj në “Youtube”.

57-vjeçari, i identifikuar si John Ruud, është prangosur nga policia pas sinjalizimit dhe videoja është xhiruar dhe hedhur në internet nga një grup i quajtur “Dark Justice”.

John Ruud kishte organizuar një takim me një vajzë adoleshente nga Njukasëlli, pasi e kishte njohur më parë në chat, përmes një profili të rremë.

Dy djem “të armatosur” me videokamera e kanë pritur në “Millenium Bridge”. Burri i denoncuar, më pas pranoi se kishte tentuar të takohej me 14-vjeçaren dhe është dënuar me një vit burg në Angli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat