Shqiptari godet 7 herë me thikë gruan, nuk i dha 100 euro për poker

Kronikë e zezë

Shqiptari godet 7 herë me thikë gruan, nuk i dha 100 euro për poker

Më: 30 mars 2015 Në ora: 09:22

Një shtetas shqiptar në Itali ka qëlluar 7 herë me thikë të shoqen pasi nuk i dha 100 euro për të luajtur poker.

50-vjeçari Qemal Jakupi dhe e shoqja janë banues në Padova të Italisë dhe mbrëmjen e të enjtes ndodhi konfrontimi fizik.

Pas refuzimit të disatë të gruas për t’i dhënë paratë, Qemali ka marrë thikën dhe e ka goditur.

Ka qenë ndërhyrja e djalit 18-vjeçar të çiftit dhe më pas e nipit dhe fqinjëve që i kanë shpëtuar jetën bashkëshortes së Qemal Jakupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat