Arrestohet 18-vjeçari pasi godet të atin me thikë në kokë

Kronikë e zezë

Arrestohet 18-vjeçari pasi godet të atin me thikë në kokë

Më: 30 mars 2015 Në ora: 09:16

Policia e Korçës ka arrestuar një 18-vjeçar i cili gjatë një konflikti më të atin e ka qëlluar këtë të fundit me thikë në kokë, duke i shkaktuar disa plagë.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në fshatin Kalivaç. N pranga ka rënë Klajdi Lotis, 18 vjeç. Ende nuk dihet shkaku i këtij sherri që ka përshkallëzuar në përdorimin e thikës.

44-vjeçari ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat