Arrestohet një person për djegien e shtëpisë së Xhafer Devës

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për djegien e shtëpisë së Xhafer Devës

Më: 28 mars 2015 Në ora: 19:34

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Mitrovicë, në lidhje me zjarrëvënien e shtëpisë monumentale të Xhafer Devës.

Arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se policia menjëherë ka nisur hetimet.

“Sapo kemi marrë informacionin për djegien e shtëpisë monumentale në qendër të qytetit, kemi nisur hetimet, të cilat deri më tash kanë rezultuar me një person të arrestuar të cilit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, tha Zahiti për veriu.info.

Ai bëri të ditur se rasti po hetohet si zjarrëvënie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat