Parandalohet vrasja në mes të Fierit

Kronikë e zezë

Parandalohet vrasja në mes të Fierit

Më: 28 mars 2015 Në ora: 15:38

Policia e Fierit ka parandaluar një vrasje. Uniformat blu të këtij qyteti kanë mundur të arrestojnë dy persona Ilirjan Panahori, 27 vjeç dhe Meleq Isufaj, 25 vjeç, të dy banues në Kurjan të Fierit.Sipas policisë dy të arrestuarit dyshohen se do bënin një vrasje në qytetin e Fierit, e ndërsa ata janë persona me precedentë penal.
Panahori ka vuajtur 7 vite burg në shtetin grek për vepren penale grabitje me armë.

27-vjeçari gjatë vuajtjes së dënimit në burgun grek ka pasur konflikte me një person tjetër edhe ky në burg, me inicialet B.N. Ky dhe ky i fundit dyshohet se ka qenë objektiv për t’u vrarë.Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet tip “Ford” , një armë zjarri automatike, me dy krehëra, 43 fishekë, dy maska, letër natriban , 4 telefona dhe litar nejlon.
Policia po punon për zbadhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat