Laboratori i drogës në Sarandë, arrestohet elektricisti që i lidhi energjinë

Kronikë e zezë

Laboratori i drogës në Sarandë, arrestohet elektricisti që i lidhi energjinë

Më: 28 mars 2015 Në ora: 13:31

Policia e Sarandës ka arrestuar një punonjës të OSHEE-së, i cili dyshohet si i implikuar në laboratorin e nëndheshëm të kultivimit të kanabisit të zbuluar tre ditë më parë në fshatin Xarrë.

Sipas bluve, 43-vjeçari me iniciale R.I me detyrë elektricist është autori i lidhjes se paligjshme te energjisë elektrike në godinën që kultivoheshin bimët narkotike.

Nga hetimet ka rezultuar se godina vidhte 550.000 lekë te vjetra energji në ditë duke përdorur 1000 llamba, ventilatorë, aspiratorë e kondicionerë.

Tre ditë më parë policia sekuestroi 10 mijë kubikë kanabis në një laborator të nëndheshëm, ndërsa arrestoi 7 persona për kultivimin dhe paketimin e lëndës narkotike.

Bimët narkotike rriteshin në një hapësirë prej 1 mijë metra katrorë dhe ndriçimi bëhej në mënyrë artificiale nëpërmjet llambave, si zëvendësuese e energjisë diellore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat