Vret me thikë bashkëshorten para 7 fëmijëve

Kronikë e zezë

Vret me thikë bashkëshorten para 7 fëmijëve

Më: 28 mars 2015 Në ora: 09:21

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Arizonë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një 37-vjeçar ka vrarë gruan e tij me thikë në sy të 7 fëmijëve pas një sherri banal.

37-vjeçari ka qëlluar me shuplakë një prej fëmijëve të tij, ndërkohë që bashkëshortja, 35-vjeçare, ka ndërhyrë për ta ndalur atë, por u qëllua me thikë përpara 7 fëmijëve të saj.

Në momentin e ngjarjes së tmerrshme të gjithë fëmijët ishin në shtëpi dhe një prej tyre, 14 vjeç, dëshmoi vrasjen e nënës së tij, ndërsa një tjetër telefonoi policinë.

Gruaja u transportua me urgjencë për në spital, por mjekët nuk mundën të mbanin atë në jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat