Tiranë – Durrës, “Benz”-i përplaset me furgonin e policisë

Kronikë e zezë

Tiranë – Durrës, “Benz”-i përplaset me furgonin e policisë

Më: 28 mars 2015 Në ora: 08:42

Një aksident pa pasoja në njerëz ka ndodhur pas mesnate në autostradën Tiranë – Durrës, në zonën e Qafë – Kasharit.

Në aksident janë përfshirë një furgon policie me targë Policia0370 dhe një mjet tip “Benz” me targë AA 291 LB.

Mësohet se shkak i aksidentit është bërë drejtuesi i “Benz”-it që kishte humbur kontrollin pasi e kishte zënë gjumi në timon.

Nga ngjarja nuk është raportuar asnjë pasojë në njerëz, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale tek mjetet.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të motiveve të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat