Publikon video seksi me të dashurën në Facebook, tani rrezikohet me burg

Kronikë e zezë

Publikon video seksi me të dashurën në Facebook, tani rrezikohet me burg

Më: 27 mars 2015 Në ora: 22:25

Një 25-vjeçar nga Sarajeva është përballur me mundësinë për ‘tu dënuar me tre vjet burg për shkak se në Facebook publikoi një video që tregon duke bërë seks me të dashurën e tij, konfirmoi sot Prokurori i rrethit Brcko, e cila për herë të parë në Bosnje-Hercegovinë ka vendosur të ndjekë penalisht personin përgjegjës për keqpërdorimin e rrjeteve sociale.

Siç thuhet në njoftimin, 25-vjeçari vitin e kaluar ka filmuar të dashurën e tij gjatë një marrëdhënie intime, dhe regjistrimin u ka dërguar miqëve të tij në Facebook, pa dijeninë e saj.

“VIdeoja është bërë në dhoma private duke shkelur personalitetin e të dëmtuarës dhe duke shqetësuar jetën e saj private” thuhet në deklaratë.

Nga prokuroria thanë se ata kanë përdorur modele moderne për të hetuar raste të lidhura me krimin kibernetik.

Për krimin filmin i paautorizuar gjoba është me para ose me burgim deri në tre vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat