Vazhdojnë arrestimet në rastin e vrasjes së policit Gashi

Kronikë e zezë

Vazhdojnë arrestimet në rastin e vrasjes së policit Gashi

Më: 27 mars 2015 Në ora: 16:06

Policia e Kosovës që nga momenti i raportimit të kryerjes së “Vrasjes” ndaj pjesëtarit policor të ndodhur me 25 mars 2015 në rrugën “Isa Kastrati” në lagjen Mati –I- në Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore për hetimin dhe arrestimin e personave të dyshuar të involvuar në këtë rast.

Policia e Kosovës deri në këto momente gjatë të gjitha zhvillimeve dhe veprimeve policore, ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar.

"Njësitet relevante policore kanë punuar intensivisht dhe pa ndërprerë drejt zbardhjes së këtij rasti dhe sjelljes para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar.

Operacionet e bastisjeve dhe hetimet policore janë ende duke vazhduar për të ndriçuar rastin dhe për të siguruar të gjitha dëshmitë e mundshme që ndërlidhen me këtë rast dhe si rezultat i veprimeve policore sot janë arrestuar edhe dy persona të dyshuar, të cilët dyshohen se kanë kryer aktin e vrasjes", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat