Dy persona pranojnë vrasjen e policit Shemsi Gashi

Kronikë e zezë

Dy persona pranojnë vrasjen e policit Shemsi Gashi

Më: 27 mars 2015 Në ora: 12:21

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar edhe dy persona të rinj të cilët dyshohen të jenë të involvuar në rastin e vrasjes së policit Shemsi Gashit.

V.S me pseudonimin Kasapi si dhe K.B janë dy personat që e kanë kryer vrasjen me pagesë të pjesëtarit së policisë së Kosovës, Shemsi Gashit, gjatë mëngjesit të së mërkurës.

Indeksonline mëson se këta dy të fundit e kanë pranuar para Policisë së Kosovës se e kanë kryer aktin e vrasjes së policit. Të dyshuarit e kanë pranuar para policisë së Kosovës se kanë marrë shuma të parash për ta kryer vrasjen.

Se ka pasur bastisje në lokacione të reja e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Ai për Indeksonline tha se bastisjen për lokacione të reja nuk janë ndalur asnjëherë nga Policia e Kosovës. Kelani theksoi se aksionet janë duke vazhduar që nga vrasja e policit.

"Policia e Kosovës që nga momenti i raportimit të kryerjes së Vrasjes së rëndë ndaj pjesëtarit policor, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore për hetimin dhe arrestimin e personave të dyshuar të involvuar në këtë rast. Njësitet relevante policore kanë punuar intenzivisht dhe pandërprerë drejt zbardhjes së këtij rasti dhe sjelljes para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar. Operacionet dhe hetimet policore janë ende duke vazhduar për të ndriçuar rastin dhe për të siguruar të gjitha dëshmitë e mundshme qe ndërlidhen me këtë rast.”, ka thënë Baki Kelani zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Ndërkaq deri më tani ka arritur në gjashtë numri i të dyshuarve për vrasjen e pjesëtarit të policisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat