Durim Bamit i komunikohet akuza në qeli

Kronikë e zezë

Durim Bamit i komunikohet akuza në qeli

Më: 26 mars 2015 Në ora: 23:10

Durim Bami, protagonisti i videos së bërë publike nga deputeti Tom Doshi, u njoh sot me akuzën në qelinë e burgut në Fushë-Krujë.

Prokuroria i ka kërkuar Gjykatës së Lartë masën e arrestit për kallëzim të rremë dhe Gjykata ka një afat prej 10 ditësh për të shprehur vendimin.

Sipas Prokurorisë Bami bashkëpunoi me deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku, të arrestuar tashmë.

Në videon e publikuar nga deputeti shkodran, Durim Bami rrëfente sesi ishte penduar për të mos e vrarë Doshin, pas porosive që i ishin dhënë nga ndërmjetës kundrejt shumave të mëdh, video e cila u konsiderua e rreme nga Prokuroria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat