Arrestohet profesori 59 vjeçar në Mitrovicë për ngacmim seksual të nxënëses

Kronikë e zezë

Arrestohet profesori 59 vjeçar në Mitrovicë për ngacmim seksual të nxënëses

Më: 26 mars 2015 Në ora: 20:42

Një ngjarje jo e këndshme ka ndodhur për njërën nga nxënëset e gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë.

Ajo ishte ngacmuar seksualisht nga profesori i saj 59 vjeçar me inicialet H.N, transmeton RTK.

Ngjarja ka ndodhur të hënën e kësaj jave brenda objektit të gjimnazit.

Rastin për RTK'në e konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili ka thënë se e mitura ka paraqitur ankesë në polici se ishte ngacmuar seksualisht nga mësimdhënësi i saj.

Zahiti ka theksuar se me urdhër të prokurorit policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, dhe se është intervistuar edhe mësimdhënësi në cilësinë e të dyshuarit, të cilit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndërkaq RTK ka mësuar se mësimdhënësi H.N ishte arrestuar për të njëjtën vepër në vitin 2002.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat