Aksident Lezhë, makina përplaset me traktorin, humb jetën 23-vejçari

Kronikë e zezë

Aksident Lezhë, makina përplaset me traktorin, humb jetën 23-vejçari

Më: 26 mars 2015 Në ora: 20:34

Dalja nga rruga e një automjeti përgjate autostradës Lezhë-Shkodër ka shkaktuar plagosjen rëndë të dy të rinjve, njëri prej të cileve ka humbur jetën në spitalin rajonal të Lezhës.
Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur 23-vjeçari Fatjon Gjeloshi ndërsa i plagosur rëndë është 25-vjeçari Besjan Gjeloshi, që të dy banues në fshatin Gocaj të Lezhës.
Aksidenti është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 18:00 në afërsi të fshatit Balldre, ndërsa dy të rinjte po udhëtonin me një makinë tip ‘Alfa Romeo” me targa të Lezhes 9462 A.
Në tentativë për të kryer një parakalim në hyrje të fshatit Balldre, drejtuesi i mjetit ‘Alfa Romeo’ 25-vjeçari Besjan Gjeloshi ka humbur drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një traktor, që ishte i ndaluar në anë të rrugës.
Ka qënë pikërisht përplasja me traktorin që ka rezultuar fatale për pasagjerin Fatjon Gjeloshi, i cili ka marrë plage të renda, që me pas i kanë marrë edhe jeten.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë ekspertë të policisë rrugore, të cilët kanë konfirmuar se shkak për këtë aksident ka qënë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilen po udhëtonin 2 të rinjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat