Vrasja e Ilia Karelit, lirohen 6 gardianët e burgut të Nigritas

Kronikë e zezë

Vrasja e Ilia Karelit, lirohen 6 gardianët e burgut të Nigritas

Më: 26 mars 2015 Në ora: 19:57

Gjykata e Apelit në Selanik ka vendosur lirimin me kusht për gjashtë gardianëvt e burgut të Nigritas. Lirimi i tyre vjen një vit pas vrasjes së Ilia Karelit, të burgosurit shqiptar në Greqi.

Gjashtë gardianët e burgosur në prillin e vitit të kaluar janë lënë të lirë me kusht që të mos largohen nga Greqia, të paraqiten rregullisht në komisariatin më të afërt policor dhe një të japin garanci prej 3 mijë eurosh.

Ishin gjithsej 15 gardianë të akuzuar për torturë ndaj të burgosurit, 6 prej të cilëve u hetuan në gjendje të lirë. Në dhunën ndaj 42-vjeçarit shqiptar është përfshirë edhe vetë drejtori i burgut të Nigritas.

Pamjet filmike tregonin se drejtori ka qenë në dhomën frigorifer, ku janë ushtruar torturat që i shkaktuan vdekjen e Ilia Karelit, i cili njihej në Shqipëri si Kudret Kume. Ai e humbi jetën si rezultat i dhunës së shtruar ndaj tij nga rojet e burgut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat