E dhunojnë 38-vjeçaren dhe i grabisin 9 mln lekë

Kronikë e zezë

E dhunojnë 38-vjeçaren dhe i grabisin 9 mln lekë

Më: 26 mars 2015 Në ora: 16:32

Tre persona të maskuar grabitën me dhunë një shtetase nga Saranda, duke u futur në banesën e saj, dhe duke i rrëmbyer 9 milionë lekë.

Grabitja ndodhi në fshatin Borsh të Sarandës, ku grabitësit e maskuar u futën në banesën e shtetases R.P, 38 vjeç, dhe i rrëmbyen me dhunë paratë.

Menjëherë pas sinjalizimit, policia nisi hetimet për identifikimin dhe më pas arrestimin e grabitësve. Këta të fundit mbeten të paidentifikuar, pasi gruaja nuk mund të dallonte fytyrat e tyre nga maska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat