​Mbyllen 6 lokale të lojërave të fatit

Kronikë e zezë

​Mbyllen 6 lokale të lojërave të fatit

Më: 26 mars 2015 Në ora: 16:20

Plani operativ i policisë së Ferizajt i koduar si "Lojërat e fatit" ka rezultuar me mbylljen e gjashtë lokaleve në të cilat jashtëligjshëm ushtrohej veprimtaria e lojërave të fatit.

Sipas policisë ky aksion i zhvilluar në komunën e Ferizajt është mbështetur nga ATK-ja,doganat e Kosovës dhe inspektorati i Ferizajt, ndërsa mësohet se përveç mbylljes së këtyre lokaleve inspektorati ka shqiptuar dy gjoba dhe ka konfiskuar dy aparate të lojërave të fatit.

"Operacioni policor është zhvilluar konform vendimeve paraprake të ATK-së, departamentit për licencimin e lojërave të fatit, drejtorisë komunale të urbanizmit dhe doganës së Kosovës. Ky operacion ka rezultuar me mbylljen e kasinove dhe lokaleve të lojërave të fatit, të cilat nuk i përmbushin kriteret e parapara me ligj për ushtrimin e kësaj veprimtarie", ka thënë zëdhënësi rajonali policisë, togeri Agim Gashi.

Për më tepër policia e Ferizajt paralajmëron operacione të ngjashme edhe në komunat tjera të rajonit të Ferizajt që hyjnë në kuadër të përgjegjësisë së policisë rajonale të Ferizajt./kp

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat