​Në Mitrovicë arrestohet “Pexha” që kërkohet nga Interpoli

Kronikë e zezë

​Në Mitrovicë arrestohet “Pexha” që kërkohet nga Interpoli

Më: 26 mars 2015 Në ora: 16:01

Një shtetas serb nga qyteti i Krushevcit të Serbisë, i kërkuar nga Interpoli për vepra të ndryshme penale, është arrestuar nga Policia e Kosovës të enjten rreth mesditës në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht afër fshatit Kçiq, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.

Sipas këtyre burimeve, bëhet fjalë për personin rreth 32 vjeçar të njohur me nofkën “Pexha” , i cili kërkohej në cilësinë e të dyshuarit për trafikim droge, vjedhje të rënda etj .

“Serbi ka qenë i kërkuar me arrest ndërkombëtar dhe konsiderohet se ishte koka e një grupi të madh trafikantësh për shitjen dhe shpërndarjen e drogës në Serbi, por edhe më gjerë, ndërsa dyshohet edhe për vepra tjera të rënda. Ai ka rreth një vit që strehohet në veri të Mitrovicës, ku ka blerë banesë në rrugën 'Sutjeska' kati i pestë, dhe ka jetuar bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Edhe gjatë kohës sa ka jetuar në veri të Mitrovicës, ai ka vazhduar me punë të pista, duke shfrytëzuar lidhjet e vjetra nga Serbia, ndërsa ka arritur të qëndrojë pa problem në atë pjesë, duke falënderuar shokët e fuqishëm e ku përfshihen edhe disa nga shefat e policisë në veri”, kanë thënë burimet e KosovaPress-it.

I kontaktuar nga Kosovapress, zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, ka konfirmuar arrestimin e një qytetari serb, duke mos dhënë asnjë detaj shtesë.

“Njësitë policore të trafikut gjatë një kontrolli rutinor kanë bërë arrestimin e një qytetari serb duke u bazuar në një fletarrest ndërkombëtar”, ka thënë shkurt Zahiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat