​Në Pejë arrestohet një person i armatosur

Kronikë e zezë

​Në Pejë arrestohet një person i armatosur

Më: 26 mars 2015 Në ora: 15:15

Sot policia e Pejës ka arrestuar një person të armatosur i cili kishte hyrë në një shtëpi të dy viktimave.

I dyshuari A.D.(1971) është arrestuar nga këto njësite rreth 500 metra nga vendi i ngjarjes.

Pas kontrollimit të hapësirës nga vendi i ngjarjes deri të vendi i arrestimit të personit të dyshuar janë gjetur arma e tipit “Churchill Golo -12 GA-3”, Magnum , dhe fishekë në një çantë , për të cilat i dyshuari pranon të jetë e tij.

Përveç kësaj në këtë lokacion po ashtu janë gjetur dhe gjësende të tjera siç janë , një xhaketë ushtarake (kamuflazhe), 2 kaçavida, një maskë e zezë, një palë trenerka, një kapelë me ngjyrë kafe dhe gjelbër, një jorgan, një maicë e zezë, një litar me ngjyrë të bardhe, një ombrellë, një çantë me kozmetikë.

Gjësendet e lartcekura janë konfiskuar nga njësiti i hetimeve, personi i dyshuar është intervistuar nga hetuesit dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat