Plas sërish tritoli në mes qytetit

Kronikë e zezë

Plas sërish tritoli në mes qytetit

Më: 26 mars 2015 Në ora: 08:27

Tritol makinës së një biznesmeni në Sarandë. Ngjarja është regjistruar rreth ores 04: 00 te mengjesit të sotëm, ku mjeti tip “Range Rover” me targa AA 777 IN në pronësi të biznesmenit Ilia Marini është hedhur në erë me eksploziv.

Në momjentin e shpërthimit mjeti ishte i parkuar pranë lokalit të Marinit në lagjen numër 1 të qytetit.

Shpërthimi ka qenë i fortë duke shkatërruar totalisht mjetin. Copat e tij janë përhapur në rrugë. Nga shpërthimi është djegur dhe një pjesë e lokalit.

Policia ka nisur hetimet per te identifikuar autorin dhe percaktuar shkaqet e ketij sulmi me tritol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat