Përplasen "Land Rover" me "BMW -x6" humb jetën njëri shofer

Kronikë e zezë

Përplasen "Land Rover" me "BMW -x6" humb jetën njëri shofer

Më: 26 mars 2015 Në ora: 08:16

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, ku një burrë ka humbur jetën. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 00:45 në , në rrugën Laç-Lezhë, ne vendin e quatur Kryqëzimi i Shënkollit, 29-vjeçari Aleks Lala me banim në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “BMV-X6 ”, me targë AA 002 JR, është përplasur me automjetin Tip “Land-Rover“, me targë LE 8424 A, të drejtuar nga shtetasi 60 vjeçari Dodë Lleshi. Si pasojë e përplasjes, 60-vjeçari Lleshi ka gjetur vdekjen.

Pas aksidentit shtetasi Aleks Lala është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka bërë shpallja në kërkim e punohet për kapjen e tij. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor me pasoje vdekjen” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat