Ndryshon akuza për “vrasësin” e Doshit dhe të Fufit

Kronikë e zezë

Ndryshon akuza për “vrasësin” e Doshit dhe të Fufit

Më: 25 mars 2015 Në ora: 19:59

Pasi Prokuroria e Përgjithshme doli në përfundimin se atentati ndaj Tom Doshit dhe Mhill Fufit ishte i sajuar, ndryshoi edhe akuza ndaj Durim Bamit, si "vrasësi" i pretenduar i dy deputetëve.

Prokuroria i ka komunikuar Durim Bamit një tjetër akuzë sot, atë të kallëzimit të rremë. Aktualisht, Durim Bami ndodhet në paraburgimin e Fushë-Krujës, aty ku dhe iu dha akuza e re nga prokurori, në prani të avokatit të tij mbrojtës Ilir Murati.

Sot u bënë plot 21 ditë që kur 36-vjeçari nga Fushë-Kruja qëndron pas hekurave, që kur deputeti i përjashtuar i PS-së deklaroi se ai është atentatori që do të vriste deputetët Tom Doshi e Mhill Fufi, me porosi të kreut të Kuvendit, Ilir meta.

Por Prokuroria deklaroi se gjithçka ishte një inskenim i vetë Doshit në bashkëpunim me Mark Frrokun, dhe hodhi poshtë pretendimet se ka patur një plan vrasje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat