Arrestohet kirurgu i dyshuar për ryshfet

Kronikë e zezë

Arrestohet kirurgu i dyshuar për ryshfet

Më: 25 mars 2015 Në ora: 16:05

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me njësitë përkatëse policore, në rajonin e Ferizajt kanë kryer kontroll në spitalin rajonal të Ferizajt, si dhe janë bastisur lokacionet e personit të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale marrje e ryshfetit, keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtarë,ushtrim i ndikimit dhe mbajtje në pronësi kontroll posedim i paautorizuar i armëve.

Personi i dyshuar tanimë i arrestuar në këtë rast është I. V. viti i lindjes 1967.
Sipas Policisë, i dyshuari, i cili me pozitë ishte mjek kirurg ka kërkuar nga qytetarët-pacientët dhe ka pranuar ryshfet.

“Bastisjet policore janë realizuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda ku me ketë rast në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale dy revole me gaz, një granatë dore, dymbëdhjetëmijë e njëqind euro dhe dokumentacione dhe pajisje elektronike”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës.

Sipas tyre, të gjitha veprimet policore janë kryer nën autorizimin e Gjykatës kompetente, dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për dyzet e tetë (48) orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat